Bizneset e gastronomisë në Ferizaj dezinfekton falas

Ferizaj

Bizneset e gastronomisë në Ferizaj dezinfekton falas

Më: 29 maj 2020 Në ora: 21:55
Foto ilustrim

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se bashkë me operatorin ekonomik “Ekologjia” po dezinfekton falas bizneset e gastronomisë.

Sipas njofitmit të komunës, tash kur edhe pak ditë nis së funksionuari sektori i gastronomisë, pas mbylljes si pasojë e gjendjes së pandemisë, me vullnetin e operatorit ekonomik dhe nën mbikëqyrjen e Komunës së Ferizajt, po kryhet falas dezinfektimi i lokaleve të biznesve të gastronomisë, për t’i përgatitur për shërbim të klientëve.

“Bizneset e këtilla kanë mundësinë që të lajmërohen pranë Inspektoratit të Komunës në mënyrë që biznesi i tyre të përfshihet në listën e dezinfektimit ditëve në vijim. Ky aksion për të cilën Komuna e Ferizajt shpreh falënderimin për operatorin ekonomik për gatishmërinë, sadopak lehtëson koston e biznesit për ta kthyer në shërbim pas pandemisë akëcilin biznes që vepron në fushën e gastronomisë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat