Sanije Rexhepi qëndroi e pathyer në ditët më të rënda të popullit tonë 

Ferizaj

Sanije Rexhepi qëndroi e pathyer në ditët më të rënda të popullit tonë 

Nga: Luanit Rexhepi Më: 2 qershor 2020 Në ora: 13:32
Sanije Rexhepi

Në përkujtim të Sanije Rexhepit 
Sot, 2 Qershor 2020, bëhen plot 21 vite nga rënia në altarin e lirisë të bijës tonë, Sanije Rexhepit. Me plot mallëngjim e dhembje kujtojmë ditën kur forcat serbe vranë dhe masakruan heroinën tonë, Sanije, e cila do të mbahet mend brez pas brezi, për angazhimin dhe punën që bëri për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.

Sanija, duke qenë aktiviste në KMDLNJ - Ferizaj, ka dhënë kontribut të pamohueshëm në kohët më të rënda të popullit tonë, në luftën për çlirim nga pushtuesi serbosllav. Qëndroi e pathyer edhe në ditët më të rënda të popullit tonë, duke qenë në krye të detyrave:

- Në organizimin e kurseve të ndihmës së parë për të rinjët.
- Në organizimin për grumbullimin e barnave dhe 
- Ndihmat tjera për dërgim në ZO të Nerodimës, pran shtabit të UÇK-së!

Krahas angazhimeve në kontributin e dhënë në luftën për liri dhe pavarësi, Sanija ishte e dalluar edhe si sportiste dhe prozatore e shquar, duke lënë në trashëgimi disa dorëshkrime të rëndësishme nga rinija e saj.
Armikut i kishte ra në sy veprimtaria e bijës tonë dhe më 02 qershor 1999, ia mori jetën mizorisht, por jo edhe t’ia shuaj ëndrrat për lirinë tonë, sepse vepra e saj do të jetojë përjetësisht dhe do të jetë frymëzim për brezat e ardhshëm, për dashurinë ndaj atdheut, humanizmin, ndërtimin dhe forcimin e shtetit tonë që ne sot po e gëzojmë.

Ju njoftojmë se për shkak të pandemisë, nuk do të ketë organizime publike si vitet tjera, por kjo s’mund t’na ndalë ta kujtojmë jetën dhe veprën e Sanije Rexhepit.

Lavdi heroinës tonë Sanije dhe të gjithë atyre që i dhanë emër lirisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat