​Dorëhiqet nënkryetari i Ferizajt

Ferizaj

​Dorëhiqet nënkryetari i Ferizajt

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 16:31
Arkiv

Numri dy i Ferizajt, Naim Ferati, i cili që nga viti 2007 mbajti poste publike në qeveritë lokale, dikur drejtor i Kulturës, rinisë dhe sportit, ka dhënë sot dorëheqje nga kjo pozitë, me qëllim të përkushtimit e avancimit të mëtejmë profesional.

Falënderues për kohën e shërbimit, qasjen kreative e efektive për menaxhimin me segmente e sektorë të administratës komunale ndaj tij, u shpreh i pari i Ferizajt Agim Aliu.

Ai tha se figura politike e nënkryetarit Ferati, paraqet një vlerë të shtuar për politikën ferizajase.

Tutje, me falënderimin për punën e çmueshme të deritanishme, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, i uroi suksese në rrugëtimin profesional nënkryetarit të deritanishëm, Naim Ferati.

Ferati do të ushtrojë detyrat e domosdoshme deri në plotësimin e pozitës vakante, që pritet të ndodhë ditëve në vijim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat