​Ferizaj bëhet me çerdhe të re – rreth 1 milion euro investim

Ferizaj

​Ferizaj bëhet me çerdhe të re – rreth 1 milion euro investim

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 20:10
Pamje nga takimi

Ferizaj së shpejti do të nisë ndërtimin e çerdhes së re për fëmijë në kompleksin e shkollave afër Eurogomës, investim nga MASHT dhe Komuna e Ferizajt.

Kjo pasi sot kryetari Agim Veliu nënshkroi sot marrëveshje me ministrin e ri të Arsimit, Ramë Likaj.

Objekti i çerdhes së re, në të cilën do të jenë rreth një milion euro investim, do të ketë 2200 metra katrorë, me kapacitet pranimi prej 200 fëmijësh dhe hapësira pune e rekreacioni sipas standardeve evropiane. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat