15 familje ferizajase do të bëhen me shtëpi

Ferizaj

15 familje ferizajase do të bëhen me shtëpi

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 14:57
Foto Ilustrim

Gjatë ditës së sotme, Kryetar i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka pritur në një̈ takim Kryetarin e Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, me ç’rast kanë bërë edhe nënshkrimin e një̈ memorandumi të bashkëpunimit për ndërtimin e 15 shtëpive për familjet në nevojë.

Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu eshtë̈ shprehur se Halil Kastrati me shoqatën “Jetimat e Ballkanit” sërish është në qytetin e Ferizajt, dhe sërisht ka ardhur për të ndihmuar shumë familje ferizasjase që kanë nevojë.

“Ju e dini që javë më parë e kishim ne këtu Halil Kastratin dhe ishte një situatë krejtësisht tjetër në kohën kur ishte këtu, por në fakt ishte diçka krejt e zakonshme që të gjendej Halil Kastrati në Ferizaj, sepse kishim qytetarë, kishim familje që ishin në nevojë edhe aty ku ka qytetarë dhe familje në nevojë, gjendet Halil Kastrati dhe atëherë̈ mbështeti shumë familje ferizajase me pako ushqimore dhe higjienike”, ka thënë Kryetari Aliu, përderisa ka shtuar se përveç që janë mbështetur mijëra familje gjatë asaj kohe është dakorduar më këtë shoqatë që të ecin një hap para dhe të thellohet bashkëpunimi për mbështetjen e qytetarëve ferizajas.

Sot jemi këtu së bashku me zotëri, Halil Kastartin, ku e falënderoj personalisht edhe në emër të qytetarëve të Komunës së Ferizajt që së bashku me shoqatën “Jetimat e Ballkanit” nënshkruam një marrëveshje shumë të rëndësishme për familjet në nevojë të cilat ka kohë, që kanë qenë në mungesë mbështetje për arsye që pak a shumë kanë qenë të njohura në Komunën e Ferizajt, por ja që një bashkëpunim i Komunës së Ferizajt dhe Shoqatës “Jetimat e Ballkanit” , do të hap një perspektivë të re, një mundësi krejtësisht të re që ato familje në nevojë, ato familje pa strehë, tash e tutje do të jenë të mbështetura nga ky bashkëpunim që ne e kemi. Ne do të fillojmë ndërtimin e 10 shtëpive dhe sigurisht që ky është vetëm fillimi me zotëri Halil Kastratin dhe shoqatën, por jam i bindur që javët dhe muajve të ardhshëm ne poashtu jemi dakorduar që këtë bashkëpunim ta thellojmë me qëllim të vetëm se sa më shumë familje në nevojë, familje skamnore të jenë përfitues të kësaj ndihme”, ka thënë Kryetari Aliu.

E nga ana tjetër, Halil Kastrati nga Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, ka falënderuar Kryetarin Aliu për pritjen e bërë dhe ka thënë se është tejet i kënaqur edhe me bashkëpunimin e filluar tash e tutje me Komunën e Ferizajt.

“Ne si shoqatë jemi tejet të kënaqur me këtë bashkëpunim që filluam edhe me Komunën e Ferizajt. Bashkëpunime të tilla kemi pothuajse me të gjitha komunat e Republikës së Kosovës dhe ne jemi aktiv për të ndihmuar familjet në nevojë në çdo pëllëmbë të Kosovës. Ne vazhdimisht po bëjmë familje të shumta me shtëpi dhe banesa. Në memorandumin e sotëm janë të parapara që të ndërtohen 10 shtëpi, por ne si shoqatë do të ndërtojmë edhe 5 shtëpi të tjera për qytetarët ferizajas”, ka thënë Halil Kastrati.

U bë e ditur se vetëm gjatë këtij vitit do të ndërtohen rreth 300 shtëpi nga Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat