Komuna e Ferizajt merr vendim pasi drejtori i Infrastrukturës doli pozitiv me Koronavirus

Ferizaj

Komuna e Ferizajt merr vendim pasi drejtori i Infrastrukturës doli pozitiv me Koronavirus

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 16:33
Komuna e Ferizajt

Drejtori i Infrastrukturës në Ferizaj, Arbër Bytyçi, ka rezultuar mbrëmë pozitiv me koronavirus.

Si pasojë e kësaj, komuna ka kufizuar aktivitetet e saj në mënyrë që të mbrohen nga COVID-19.

“Pas konfirmimit të drejtorit të Drejtorisë së Infrastrukturës, pozitiv në testin e virusit COVID-19, njoftojmë qytetarët se ekzekutivi i Komunës kufizon aktivitetin e tij dhe do të ndërmarr të gjitha veprimet konform rregullave për mbrojtjen e shëndetit publik, të rekomanduara nga IKSHPK”, thuhet në njoftimin e komunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat