​21 raste të reja me COVID-19 në Ferizaj

Ferizaj

​21 raste të reja me COVID-19 në Ferizaj

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 22:30
Foto ilustrim

Ferizaj vazhdon të jetë ndër komunat më të prekura nga infeksionet me koronavirus në nivel vendor.

Gjatë ditës së sotme në këtë komunë janë konfirmuar edhe 21 raste të reja, duke çuar totalin në 153 raste.

Po sot janë edhe tre pacientë të shëruar që çon totalin e tyre në 133, ndërkohë që janë 42 raste aktive dhe dy persona kanë vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat