Rritja e rasteve me COVID-19/ Mbyllen dy çerdhe në Ferizaj

Ferizaj

Rritja e rasteve me COVID-19/ Mbyllen dy çerdhe në Ferizaj

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 17:25
Ilustrim

Rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19 ditëve të fundit në gjithë vendin, por edhe në Ferizaj, ka bërë që Komuna e Ferizajt, përkatësisht Kryetari i Komunës dhe Drejtoria e Arsimit, pas vlerësimit të situatës, të marr vendim për mbylljen e çerdheve të fëmijëve “Ardhmëria jonë” dhe “Engjujt” deri më 1 Gusht 2020.

Kjo masë po merret si mbrojtje e shëndetit publik pas rritjes së numrit të rasteve pozitive me COVID-19, që u regjistruan ditëve të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat