Skandaloze: Burri godet një vajzë në mes të rrugës në Ferizaj

Ferizaj

Skandaloze: Burri godet një vajzë në mes të rrugës në Ferizaj

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 16:58
Foto nga vendi i ngjarjes

Një person ka sulmuar një vajzë në mes të rrugës në qytetin e Ferizajt.

Në një video që ka siguruar media, shihet teksa burri e godet me shuplakë vajzën, para syve të shumë qytetarëve tjerë të cilët e shikonin.

Vajza reagoi duke i bërtitur këtij personi, teksa vet vazhdoi rrugën. Kurse asnjë qytetarë vërehet se nuk ndërhynë për ta ndaluar një ngjarje të tillë.

Nuk dihet nëse vajza ka denoncuar apo jo sulmuesin në Policinë e Kosovës.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat