Në Spitalin e Ferizajt po trajtohen 21 pacientë me COVID-19

Ferizaj

Në Spitalin e Ferizajt po trajtohen 21 pacientë me COVID-19

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 17:22
Jeton Zeqiri

Në Spitalin Rajonal të Ferizajt aktualisht janë të shtrirë 21 pacientë me COVID-19, ku 16 prej tyre janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.

Drejtori i këtij spitali, Jeton Zeqiri thotë se aktualisht problem kryesor më të cilin po përballen është mungesa e hapësirave në spital.

“Momentalisht në Spitalin Rajonal të Ferizajt janë duke u trajtuar 21 pacientë. Tre prej tyre janë në ventilim mekanik, ndërsa 16 të tjerë janë me oksigjenoterapi”, tha ai.

“Problemi qëndron tek rastet që janë të pakonfirmuara që në numër janë tetë. Jemi duke i pritur rezultatet dhe nëse konfirmohen pozitiv do të vendosën në një dhomë për shkak të mungesës së shtretërve apo hapësirës”.

“Kemi marrë vendim që hapësirat emergjencës të zhvendosën në emergjencën primare ku nga sot janë liruar edhe pesë vende të tjera ku është i vendosur edhe oksigjeni qendrorë në mënyrë që pacientët të mund të vendosen në ventilim mekanikë pasi që ata që janë në gjendje më të rëndë pa u stabilizuar nuk mund t’I dërgojmë në QKUK”, deklaroi ndër të tjera Jeton Zeqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat