Pa panik, spitali i Ferizajit ka shtretër të mjaftueshëm për rastet e dyshura me Covid

Ferizaj

Pa panik, spitali i Ferizajit ka shtretër të mjaftueshëm për rastet e dyshura me Covid

Më: 18 korrik 2020 Në ora: 16:37
Ferizaj

Kryetari i komunës së Ferizajit, Agim Aliu, ka thënë se, QKMF dhe Spitali i Ferizajt kanë mjaftueshëm shtretër për secilin rast të dyshuar me COVID-19.

Aliu bëri të ditur se sot ka marrë vendim që të vihen në funksion të përballimit të fluksit të pacientëve me COVID-19 dhe të dyshuarve, hapësirat e QKMF 4 dhe Qendrës së Shëndetit Mendor në Ferizaj.

Po ashtu, të zhvendosen shërbimet e gjinekologjisë, kirurgjisë dhe ortopedisë së Spitalit të Përgjithshëm të Ferizajt në QKUK me qëllim të krijimit të hapësirave të reja në funksion të trajtimit të rasteve me COVID-19;

Këto janë të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Shtabit Emergjent Lokal për përballimin e situatës me COVID-19:

➡️ Të vihen në funksion të përballimit të fluksit të pacientëve me COVID-19 dhe të dyshuarve, hapësirat e QKMF 4 dhe Qendrës së Shëndetit Mendor në Ferizaj;

➡️ Të aktivizohet shërbimi i rentgenit të QKMF-së për nevoja të situatës;

➡️ Të zhvendosen shërbimet e gjinekologjisë, kirurgjisë dhe ortopedisë së Spitalit të Përgjithshëm të Ferizajt në QKUK me qëllim të krijimit të hapësirave të reja në funksion të trajtimit të rasteve me COVID-19;

➡️ Shtohen kapacitetet e Qendrës së Thirrjeve në QKMF për kontaktimin e rasteve me COVID-19 si dhe shtohen vizitat shtëpiake të pacientëve të infektuar me COVID-19;

➡️ Hapësira të caktuara të Dispanzerit vihen në dispozicion të nevojave të veçanta shëndetësore;

➡️ Mjekët familjar konform udhëzimeve e vendimeve të fundit të MSh dhe IKSHPK do të bëjnë diagnostifikimin klinik të të dyshuarve me COVID-19, urdhërojnë izolimin dhe në bashkëpunim me QRSHP monitorojnë gjendjen e pacientëve deri në konfirmimin e shërimit.

➡️ Shtohen vizitat e inspektorëve të Komunës në veprimtari të ndryshme me qëllim zbatimin e vendimeve për masat mbrojtëse nga virusi COVID-19.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat