Dërgohet për obduksion trupi i pajetë i nëntëvjeçares nga Ferizaj

Ferizaj

Dërgohet për obduksion trupi i pajetë i nëntëvjeçares nga Ferizaj

Më: 24 korrik 2020 Në ora: 16:51
Foto Ilustrim

Në vajzë nëntë vjeçare nga Ferizaj ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Dje ajo kishte rënë në një pishinë në Ferizaj, me q’rast ishte ngulfatur nga uji.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar Major Mehmetali Hajdini nga Ferizaj.

Pas nxerrjes së saj nga pishina, është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas është dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK, në Prishtinë.

Ndërsa, sot nga mesdita ka ndërruar jetë, dhe trupi i saj me udhër të prokurorit kujdestar është dërguar në Mjekësinë Ligjorë për obduksion.

Policia dhe inspektorët komunalë e kanë bërë shiqimin e vendit të ngjarjes dhe i kanë ndërmarrë të gjitha veprimet policore në bazë të udhëzimeve të prokurorit kujdestar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat