Vdes e mitura që u aksidentua para dy dite në Ferizaj

Ferizaj

Vdes e mitura që u aksidentua para dy dite në Ferizaj

Më: 25 korrik 2020 Në ora: 12:10
Foto Ilustrim

Një lëndim aksidental që i kishte ndodhur një të miturës të enjten në fshatin Neredime të Ferizajt ka përfunduar me fatalitet.

Ndonëse, nuk janë bërë të ditur rrethanat e aksidentit, policia e Kosovës ka njoftuar se e lënduara ka vdekur sot në QKUK.

“Lidhur me rastin, viktima femër  shqiptare  e mitur, e cila ishte në QKUK për tretman mjekësor, ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës.

“Vdekje aksidentale” është cilësuar ky rast nga policia e Kosovës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat