Vdes gazetari nga Ferizaj

Ferizaj

Vdes gazetari nga Ferizaj

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 13:33
Foto ilustrim

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së Musli Berishës, punonjës në këtë komunë, gazetar dhe shkrimtar.

Aliu ka thënë se gazetaria, letërsia me këtë humbje do të varfërohet.

“Sot, mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim, punonjësit të Komunës, shkrimtarit të veçantë e gazetarit shembull e të rrallë mes nesh, prindit shembullor, Musli Berisha. Zëri i tij karakteristik do të mbahet mend gjatë nga ekrani, gazetaria që zhvilloi ndër dekada gjithashtu, tavolinës së zyrës do t’i mungoj një koleg i shkëlqyeshëm e qytetar shembull. Ferizaj, gazetaria, letërsia e tij, me këtë humbje, varfërohet. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve e kolegëve të të ndjerit. Dritë pastë shpirti i tij në paqen e pasosur”, thuhet në telegram ngushëllimin.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat