Shembull i jashtëzakonshëm i humanizmit, familja strehuese Selmani nga Ferizaj

Ferizaj

Shembull i jashtëzakonshëm i humanizmit, familja strehuese Selmani nga Ferizaj

Më: 28 gusht 2020 Në ora: 18:51
Familja strehuese Selmani nga Ferizaj

Ferizajasit dallohen për vlerat e tyre solidare dhe humane. Mirëpo është i jashtëzakonshëm fakti se një familje ka hapur dyert për të strehuar tash e sa vite, fëmijë me nevoja të veçanta, pa përkujdesje të deriatëhershme.

Është familja Selmani nga Dardania e Ferizajt që po jep këtë shembull të rrallë sesi familja ndërtohet mbi baza të dashurisë, përkujdesit e përkushtimit. Kjo familje tash e disa vite ka në përkujdesje fëmijë me nevoja të veçanta, të cilët kryefamiljarët Ymrije dhe Halil Selmani fare nuk i dallojnë nga anëtarët tjerë të familjes.

Pas kontaktit që pati kjo familje me kryetarin e Komunës, Agim Aliu dhe zotimit të këtij të fundit që t’i ndihmoj, për t’i vizituar sot këtë familje strehuese, dolën drejtorët komunal, Lulzim Aliu, Burim Bajrami, Arbër Bytyqi, Bekim Ademi, këshilltari i Kryetarit, Albion Sherifi, të prirë nga nënkryetari i Komunës, Arton Gavazi.

Kryefamiljarja Ymrije atyre iu prezantoi kushtet në të cilat jeton kjo familje dhe përkujdesin që tregojnë ndaj fëmijëve të cilëve i kanë ofruar strehim. Kryefamiljarja, bashkë me familjen e saj, në një ngrohtësi e dashamirësi ndaj mysafirëve, shpalosi hallet që ka kjo familje.

Sipas njw njoftimi tw komunws, drejtorët e drejtorive komunale u zotuan që në afat sa më të shpejt t’i ofrojnë gjithë çfarë është e mundur dhe e nevojshme që kjo familje të mos ndiej vështirësi, aq më tepër me specifikat që ka, ku rriten fëmijë me nevoja të veçanta që këtu gjejnë strehim.

Shembujt e tillë të humanitetit duhet të ndiqen edhe nga familje të tjera, dora t’i zgjatet dorës në nevojë që bashkë të sëndertojmë një të ardhme më të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat