Shkon në 142 numri i rasteve aktive me COVID-19 në Ferizaj

Ferizaj

Shkon në 142 numri i rasteve aktive me COVID-19 në Ferizaj

Më: 6 shtator 2020 Në ora: 16:38
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në Komunën e Ferizajt janë konfirmuar edhe 5 raste të reja me koronavirus.

Komuna e Ferizajt përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se numri i rasteve aktive me COVID-19 ka arritur në 142.

“Nga njoftimi i IKSHPK-së lidhur me rastet e reja me COVID-19, bëhet e ditur se kemi edhe 5 raste të reja pozitive me këtë virus në Ferizaj, që çon në 142 numrin e rasteve aktive, kurse në 647 numrin e të shëruarve. Shërim të shpejt të infektuarve”, thuhet në njoftimin e komunës.

Në 24 orët e fundit në Kosovë u konfirmuan 92 raste të reja dhe u shëruan 115 persona nga koronavirusi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat