Nuk është Zvicra, janë malet e Jezercit: Shikoni 6 foto të mrekullueshme nga ky fshat piktoresk i Ferizajt

Ferizaj

Nuk është Zvicra, janë malet e Jezercit: Shikoni 6 foto të mrekullueshme nga ky fshat piktoresk i Ferizajt

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 12:26
Foto Ilustrim

Fshati Jezerc është një fshat piktorek në qytetin e Ferizajt, që ndodhet diku 8 km larg qytetit. Fshati është në lindje të tij dhe përfshin një nga hapësirat gjeografike më të mëdha në këtë komunë si dhe në tërë Kosovë.

Është një vendbanim kodrinor- malor i tipit të shkapërderdhur, por një çerdhe veprimtarësh atdhetarë për çështjen kombëtare-liridashëse. Ka një lashtësi, por zyrtarisht nuk janë bërë hulumtime. Nga punët e rastësishme janë gjetur eksponate të ndryshme, që vërtetojnë një lashtësi të këtij vendbanimi.

Gjatë periudhave të ndryshme të kohës, banorë e fshatit kanë migruar në qytet vazhdimisht. Si shkak i gjithë këtij zvoglimi të madh të numrit të banorëve është infrastruktura e dobët, e cila tash vonë ka filluar të përmisohet.

Në Jezercin e thellë malor, ka filluar të zhvillohet turizmi rural, fshat ky cili ka resurse të mëdha për zhvillimin e turizmit.

Relievi i Jezercës ofron kushte të mira për argëtim me biçikletë, natyra me male dhe livadhe të shumëta e kroje japin mundësi marrshimi në shtigje të gjata dhe të shkurtëra.

Natyra ofron edhe mundësi argëtimi me fltimi me fluturake aeronautike, ofron mundësi edhe për alpinizmin, kalërimin, gjuetinë, peshkimin, skijimin dhe tjera.

Thuhet se fshati Jezercë është një fshat i banushëm që nga koha iliro-romake.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat