Dje më 10 Shator 2020 është mbajtur konferencë për nder të ditës ndërkombëtare të parandalimit të vetëvrasjeve, në teatrin e qytetit të Ferizajt “Adriana Abdullahu”. Konferencë e organizuar nga Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt me folës e ekspert të lëmive të ndryshme dhe zyrtar të lartë të institucioneve shtetërore.
Në këtë konferencë foli drejtori rajonal i policisë, drejtor i shëndetësisë e mirëqenies sociale, teolog, psikolog, autor, analist, gazetar etj.
Aktivitete si kjo do të kemi edhe në të ardhmën! Kryetarja e KRF-së, Pranvera Bytyçi gjatë fjalimit të saj, përvec të tjerash ceki edhe qëllimin e kësaj konference:
"Ne si të rinj kemi dashur që përmes kësaj konference ti bëjmë thirrje qdo qytetari si të ri apo të moshuar, djalë, vajzë, burrë apo grua ta duan jetën, ta duan veten, ti duan të tjerët dhe të gjejnë forcën brenda vetes ti tejkalojnë të gjitha problemet duke bashkëpunuar me institucionet relevante, sepse jeta është dhurata më e çmuar që na është dhënë."
Ndryshe, në këtë konferencë ishin të pranishëm struktura të Kuvendit Komunal, Policisë dhe organeve tjera shtetërore dhe jo shtetërore, të cilët thekusan domososhmërinë për të ndërgjegjsuar qytetarët për këtë dukuri negative, nga e cila po pësojnë edhe të rinjtë.