Në 24 orët e fundit në Ferizaj janë konfirmuar 9 raste të reja me COVID-19 dhe një i shëruar.
Komuna e Ferizajt, përmes një postimi në Facebook, njoftoi se numri i rasteve aktive në këtë komunë ka arritur në 126, ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 675.
“Nga njoftimi i IKSHPK-së lidhur me rastet e reja me COVID-19, bëhet e ditur se kemi edhe 9 raste të reja pozitive me këtë virus në Ferizaj, që çon në 126 numrin e rasteve aktive, dhe 1 i shëruar që çon në 675 numrin e të shëruarve”, thuhet në njoftimin e komunës.