Kërkohen 2 ari tokë në Ferizaj për ndërtimin e një shtëpie të një nëne me dy fëmijë jetimë

Ferizaj

Kërkohen 2 ari tokë në Ferizaj për ndërtimin e një shtëpie të një nëne me dy fëmijë jetimë

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 12:02
Foto Ilustrim

Një grup i disa qytetarëve në Ferizaj, ka bërë thirrje të gjenden dy truall ari tokë në periferi të qytetit për ndërtimin e një shtëpie të një nëne me dy jetimë.

Këtë kërkesë e ka adresuar në rrjetet sociale Agon Zhinipotoku, i cili ka njoftuar se gjithçka është gati përveç tokës, andaj kërkohet zemërgjëria e ferizajasëve, e cila sipas tij nuk mungon.

Ky është njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Ferizajt, shumë besoj në shpirtin tuaj shumë human. Na duhen 2 ari truall në periferi të Ferizajt, që një nënë me dy fëmijë jetim ta bëjmë me shtëpi të re, donatori po na pret neve ta sigurojmë truallin.

Zoti ju dashtë dhe lëshoftë mirësi ndaj jush .

Të gjithë ata që mund të ndihmojnë, t’i drejtohen Agonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat