74 raste aktive me COVID-19 në Ferizaj

Ferizaj

74 raste aktive me COVID-19 në Ferizaj

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 17:59
Foto Ilustrim

Në 24 orët e fundit janë shëruar 3 persona nga COVID-19 në Ferizaj.

Komuna e Ferizajt, përmes një postimi në Facebook, bëri të ditur se numri i rasteve aktive në këtë komunë është në 74.

“Nga njoftimi i IKSHPK-së lidhur me rastet e reja me COVID-19, bëhet e ditur se kemi 0 raste të reja pozitive me këtë virus në Ferizaj, që zbret në 74 numrin e rasteve aktive si dhe 3 të shëruar që çon në 759 numrin e të shëruarve. Shërim të shpejt të infektuarve”, thuhet në njoftimin e tyre.

Sot në Kosovë u konfirmuan 62 raste të reja me COVID-19 dhe një rast i vdekjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat