Pesë raste pozitive me COVID-19 në një shkollë në Ferizaj – kalohet në mësim online

Ferizaj

Pesë raste pozitive me COVID-19 në një shkollë në Ferizaj – kalohet në mësim online

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 21:17
Foto

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se pesë mësimdhënës të Shkollës Fillore “Tefik Çanga”, kanë dalë pozitivë me COVID-19.

Bëhet e ditur se sipas udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë, dhe Ministrinë së Arsimit, zbatohet skema e kalimit në mësim online për gjithë nxënësit e kësaj shkolle, që nga nesër (29.09.2020), për dy javë me radhë.

Njoftimi i plotë:

Pas paraqitjes së 5 rasteve pozitive me COVID-19 në mesin e mësimdhënësve të shkollës “Tefik Çanga” në Ferizaj, sipas udhëzimeve të IKSHPK-së, në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë së Arsimit, zbatohet skema e kalimit në mësim online për gjithë nxënësit e kësaj shkolle, që nga nesër (29.09.2020), për dy javë me radhë.

Drejtoria e Arsimit në Ferizaj është e vendosur në zbatimin strikt të udhezuesve për ballafaqimin me situatën pandemike, me qëllim mbrojtjen e shëndetit publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat