Ky është 23-vjeçari që vdiq nga sulmi ne zemër, varroset sot në orën 16:00

Ferizaj

Ky është 23-vjeçari që vdiq nga sulmi ne zemër, varroset sot në orën 16:00

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 15:57
Armend Sylejmani

Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në Komunën e Ferizajt. Një 23-vjecar ka vdekur nga sulmi në zemër, derisa ishte në vendin e tij të punës.

23-vjeçari Armend Sylejmani ishte nga fshati Komogllavë e Ferizajt, derisa, tashmë janë publikuar detaje për ceremoninë e varrimit.

Sipas njoftimit, lamtumira e fundit Sylejmanit i jepet sot në ora 16:00.

“Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë që ka ndërruar jetë në moshën 23 vjeçare, Armend Sylejmani. Nga lagjja e Nuhajve. Ceremoninë e varrimit do bëhet më datën: 29.09.2020, në ora 16:00”, thuhet në njoftimin e publikuar në rrjete sociale.

Për rastin kanë dhënë detaje sot Policia e Kosovës.

“Dje rreth orës 14:00 anëtarët e familjes e kanë sjellë një trup të pajetë të një 23 vjeçari dhe pas kontrollimit të mjekut, është konstatuar se i riu ka vdekur. Sipas mjekut dyshohet se i riu ka pësuar sulm në zemër”, ka thënë zëdhënës i Policisë në rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat