Një djalë i mbarë si Agoni

Ferizaj

Një djalë i mbarë si Agoni

Nga: F.M Më: 15 tetor 2020 Në ora: 16:19
Agon Zhinipotoku

Kur flasim për të rinjtë aktiv, nuk mund të mos përmendet edhe Agon Zhinipotoku, një djalë nga Ferizaj. Agoni është Udhëheqës i Sektorit të Rinisë në DKRS-Ferizaj, gjithashtu Agoni është përfaqësues i Jetimave të Ballkanit për Ferizaj. Mbikëqyrës i ndërtimit të 10 shtëpive në Ferizaj që po ndërton Halil Kastrati me Komunën tonë, atdhe i autorizuar i kryetarit për çështjet sociale e të banimit.

Përfaqësues i bizneseve ferizajase gjatë pandemisë dhe i shoqatës së gastronomeve të Ferizajt.

Organizator i shumë fushatave vetëdijesuese, marsheve, konferencave etj

Tashmë janë bërë një vit, që Agoni kujdeset për një grua me kancer gjiri, e cila nuk ka askend, vetëm një djalë me të meta, kjo grua njihet nga të gjithë ne Ferizaj, quhet Cufa.

Agoni tregon se ka qenë menaxher ne qendrën "Ri-Jeta", që është për personat përdorues të substancave narkotike,e tash jam ndihmës i jashtëm. Por këtu nuk përfundon angazhimi i Agonit, njeriut qe është prezent në të gjitha aktivitete, pa kursyer asgjë vetëm në të mirë të qytetarëve. Agoni është shembull që duhet ndjekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat