Komuna e Ferizajt, takim online me përfaqësuesit e Këshillave lokal

Ferizaj

Komuna e Ferizajt, takim online me përfaqësuesit e Këshillave lokal

Nga: Faton Mehmeti Më: 28 tetor 2020 Në ora: 17:48
Kristina Gashi-Bytyçi

Gjatë ditës së sotme, kryesuesja e Kuvendit Komunal në Ferizaj, Kristina Gashi-Bytyçi zhvilloi një takim takimit online me kryetarët e Këshillave Lokale të komunës së Ferizajt të organizuar nga organizata FES(Friedrich Eberet Stiftung), znj.Vjosa Çerkini ku pjesë e takimit ishte edhe drejtorja ekzekutive e INPO-s znj.Albulena Ndrecaj.

Qëllimi i takimit ishte Informini i përfaqësuesve të bashkësive lokale për detyrat dhe përgjegjësit e tyre karshi komunitetit dhe lagjeve e fshatrave ku jetojnë. 

Kryesuesja Gashi-Bytyçi , shprehu respekt e mirënjohje për angazhimin e përfaqësuesve të Këshillave lokale, kontributi i tyre i të cilëve sipas kryesuese " është i pazëvendësueshëm, e sidomos në angazhimin e mirëqenies sociale në përcjelljen e kërkesave të qytetareve tek institucionet komunale".

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat