Dumoshi në Ferizaj, inaugurohen fushat e tenisit dhe vihet gurthemeli i pallatit të kulturës

Ferizaj

Dumoshi në Ferizaj, inaugurohen fushat e tenisit dhe vihet gurthemeli i pallatit të kulturës

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 14:21
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, të enjten ka qëndruar për vizitë në qytetin e Ferizajt. Së bashku me kryetarin e kësaj komune, Agim Aliu, kanë përuruar kompleksin e fushave të tenisit, investim kapital ky që ka kapur vlerën prej 100 mijë eurosh.

Përveç kësaj, u vendos edhe gurthemeli i pallatit të kulturës, qendër kjo multifunksionale e cila do të do të përfshijë qendrën rinore, teatrin dhe bibliotekën.

Ministrja Dumoshi, u zotua se do të përkrah vazhdimisht komunën e Ferizajt edhe në projekte të tjera kulturore e sportive.

Dumoshi: MKRS do të përkrah komunën e Ferizajt

“Jemi në Ferizaj për të përuruar fushat e tenisit. Ky sport po merr formë kemi tenistë shumë të mirë si vajza dhe djem, të cilët na përfaqësojnë nëpër vende të ndryshme evropiane dhe vijnë me suksese të mëdha. Ministrja e Kulturës ka financuar dhe vazhdon të financojë komunën e Ferizajt dhe bëj thirrje që të kenë bashkëpunim të ngushtë me federatën tonë të tenisit e cila e ka pjesën profesionale por edhe të themelohen shkollat e tenisit për gjeneratat e reja. Gjithashtu edhe në pjesën e qendrës multifunksionale e cila është një objekt unik. Ne do të financojmë në pjesën e kulturës me qendra rinore dhe sport”, ka thënë Dumoshi.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se komuna që ai udhëheq për herë të parë po inauguron terrene të tenisit në Ferizaj, për çka u shpreh mirënjohës për kontributin e MKRS-së.

Aliu: Falënderoj ministren që për herë të parë inauguruam terrene të tenisit në Ferizaj

“Sot me ministren vendosëm gurthemelin e një objekti unik në Republikën e Kosovës, bëhet fjalë për pallatin e kulturës respektivisht qendrën multifunksionale, e cila ka një vlerë prej 3.3 milion euro dhe që praktikisht aty do të jetë pjesë edhe galeria e artit, muzeu i qytetit dhe salla tjera përcjellëse të cilat kanë ardhur si rezultat i një konkursi publik. Falënderoj ministren që për herë të parë inauguruam terrene të tenisit në Ferizaj, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të MKRS-së në Ferizaj”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat