Vdes një veprimtar i LDK-së në Ferizaj

Ferizaj

Vdes një veprimtar i LDK-së në Ferizaj

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 06:28
LDK

Dje ka vdekur veprimtari i LDK-së, nga Ferizaji, Sahit Halili.

Lajmin për vdekjen e Halilit e ka dhënë anëtari i kryesisë së LDK-së, Muharrem Sfarqa i cili ka ngushëlluar familjen.

“Dita e sotme po përmbyllet edhe me një humbje të një veprimtari model të LDK-së në Ferizaj. U nda nga jeta Sahit Halili, njëri nga themeluesit e Deges së LDK-së në Ferizaj dhe Kryetari i parë i Nëndegës Talinoc i Muhaxherëve. ishte një patriot i palodhshëm rugovian dhe institucionalist i pathyeshëm. Ai deri në fund të jetës së tij nuk mungoj në asnjërin nga aktivitetet e LDK-së duke qenë gjithmonë njeri që rrezatonte pozitivitet dhe kulturë të lartë. Do të kujtohet gjithmonë! Ngushëllime familjes Halili dhe veprimtarëve të LDK-së. Pushoftë në paqe!”, ka shkruar Sfarqa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat