Gjatë vikendit në Ferizaj u shqiptuan 357 gjoba për ata që nuk respektuan masat antiCOVID-19

Ferizaj

Gjatë vikendit në Ferizaj u shqiptuan 357 gjoba për ata që nuk respektuan masat antiCOVID-19

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 10:03
foto nga vendi ngjarjes

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt, gjatë vikendit bazuar në vendimet e Qeverisë së Kosovës lidhur me masat mbrojtëse kundër virusit COVID-19 , ka shqiptuar 357 tiketa për ata të cilët nuk kanë respektuar këto masa.

“Këto masa janë respektuar nga shumica qytetarëve, fale ngritjes së vet përgjegjësisë qytetare, por janë hasur edhe persona të cilët nuk i kanë përfillur të njëjtat dhe nga ana e zyrtarëve policorë gjatë ditëve të vikendit janë shqiptuar 357 tiketa ndaj personave të cilët nuk i kanë respektuar këto masa të parapara me ligji 07/L-006, si dhe janë dhënë 146 vërejtje”, thuhet në njoftim.

Apelojmë tek qytetarët që ti respektojnë masat e parapara ligjore me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre dhe familjarëve të tyre.
Policia e Kosovës do të vazhdoj me përmbushjen e detyrave të saj dhe në çdo kohë dhe çdo vend ku do të hasen personat të cilët nuk i respektojnë masat,ndaj tyre do të veprohet sipas ligjit në fuqi. 

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat