KRF shënon 25 nëntorin, Dita e Eliminimit të Dhunës ndaj Grave

Ferizaj

KRF shënon 25 nëntorin, Dita e Eliminimit të Dhunës ndaj Grave

Nga: F.M Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 19:52
Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt

- Dhuna ndaj grave është shkelje e të drejtave të njeriut

- Dhune ndaj grave është pasojë e diskriminimit ndaj grave,në ligj dhe në praktike,si dhe pabarazi e vazhdueshme midis burrave dhe grave

- Dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk është e pashmangshme. Parandalimi është i mundur dhe thelbësorë.

Më shumë se 42% e grave të pyetura nëse kanë qëndrim pranues ndaj dhunës në familje në rrethana të caktuara,janë përgjigjur me “Po” .

Kjo ditë bën thirrje për veprime globale për të rritur ndërgjegjësimin për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave.

Dhuna në familje është konsideruar si një plagë e vjetër e shoqërisë, shpesh herë ende e pambyllur.

Ndikimi i dhunës është shkatërrues për gratë, jetët e tyre, shëndetin, punën dhe mirëqënien e familjes së tyre.

Femra është forcë e madhe e lëvizjes shoqërore, në të gjitha aspektet e jetës, ekonomike, politike, sociale e kulturore.

Andaj edhe Kuvendi i te Rinjve te Ferizajt ka marrë një nismë për të shënuar këtë ditë me rëndësi. KRF ka pregaditur një video senzibilisuese bashkë me gra dhe vajza te suksesshme të qytetit të Ferizajt.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat