Gjobiten 364 ferizajas për mosrespektim të masave anti-Covid

Ferizaj

Gjobiten 364 ferizajas për mosrespektim të masave anti-Covid

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 13:57
Ferizaj

Gjatë tri ditëve të fundit në Ferizaj janë gjobirut 364 persona për mosrespektim të masave anti-Covid.

Policia ka bërë thirrje tek qytetarët që ti respektojnë masat e parapara ligjore me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre dhe familjarëve të tyre.

Ky është njoftimi i policisë:

Gjatë tre ditëve të fundit, bazuar në vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me masat mbrojtëse kundër virusit Covid 19,njësitet policore të DRP Ferizaj në bashkëpunim me inspektorët komunal janë angazhuar maksimalisht nëpër qendrat tregtare, kafiteritë dhe lokacionet tjera më të frekuentuara nga qytetarët duke monitoruar respektimin e masave nga ana e qytetarëve.

Këto masa janë respektuar nga shumice qytetarëve, por janë hasur edhe persona të cilët nuk i kanë përfillur të njëjtat dhe nga ana e zyrtarëve policorë gjatë kësaj kohe janë shqiptuar 364 tiketa ndaj personave të cilët nuk i kanë respektuar këto masa të parapara me ligji 07/L-006, si dhe janë dhënë 138 vërejtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat