Me muralin e “Mirës” përmbyllet projekti Rinia për Gratë

Ferizaj

Me muralin e “Mirës” përmbyllet projekti Rinia për Gratë

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 23:13
Ferizaj

Kordinatorja e kampanjës “Rinia për Gratë” në Ferizaj, Vanesë Sadriu ka njoftuar se është përuruar finalizimi i muralit të “Mirës” së UÇK-së si përmbyllje e kampanjës “Rinia për Gratë”.

“Sot bashkë me familjarët e dëshmorës së Hyrë Eminit – Mirës përuruam finalizimin e muralit të Mirës si përmbyllje e projektit Rinia për Gratë” ka shkruar ajo në Facebook.

Gjithashtu Sadriu ka falenderuar të gjithë ata që e kanë përkrahur, kritikuar, këshilluar apo kanë vlerësuar gjatë kësaj kampanje.

“Duke pranuar këshillat dhe kritikat e gjithë juve që keni shprehur interesim dhe keni vlerësuar angazhimin tonë në këtë projekt, e ripunuam në kordinim me familjarët e Mirës! Faleminderit. ” ka shkruar ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat