Si është gjendja në spitalin e Ferizajt dhe furnizimi me oksigjen?

Ferizaj

Si është gjendja në spitalin e Ferizajt dhe furnizimi me oksigjen?

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 23:55
Foto ilustrim

Drejtori i spitalit në Ferizaj, Jeton Zeqiri ka folur për gjendjen aktuale në spitalin e këtij qyteti. Ai thotë se aktualisht janë të furnizuar me oksigjen.

“Ne si spital për asnjë sekond nuk kemi qenë ta pambuluar  me furnizim me oksigjen”, tha Zeqiri.

Ai tregoi se numër i madh i pacientëve janë të shtrirë në këtë spital, por se gjendja e përgjithshme e pacientëve është stabile.

“Ne kemi një kapacitet prej 70 shtretërve, për momentin i kemi 56 pacientë të hospitalizuar dhe prej tyre tre pacientë i kemi në gjendje më kritike”, tha ai për RTVDukagjini. 

“Nuk ka pasur dhe nuk do të ketë nevojë të krijohet panik sepse për asnjë sekondë nuk kemi qenë në mungesë të oksigjenit”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat