Lajmërohet Kurti nga Ferizaj, por asnjë fjalë politike

Ferizaj

Lajmërohet Kurti nga Ferizaj, por asnjë fjalë politike

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 13:23
Albin Kurti

Ish kryeministri Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje ka vizituar njërin ndër marketet e thuajse të vetmet në vend, ku nuk shiten prodhimet serbe. Po ashtu është vizituar edhe fabrika e veglave. 

Ai stha se Plus Center në Ferizaj sot i mbushi 20 vjet. Bashkë me kryetarin e Qendrës sonë i vizituam për t’i uruar punëtorët dhe pronarin Sylejman Nezirin. Tash e dy dekada nuk kanë mbajtur asnjëherë mallra të Serbisë dhe janë rritur e zgjeruar. 

I kanë 130 punëtorë në dy ndërrime (7:00 - 13:00 dhe 13:00 - 19:00) dhe nuk ka pushuar asnjë punëtor nga puna për shkak të pandemisë. 

Në mesin e të punësuarve, pesë janë persona me nevoja të veçanta.

Aty afër Plus Center vizituam edhe Fabrikën e Veglave në Ferizaj e cila u privatizua në valën e nëntë në vitin 2006, por nuk e ndërroi veprimtarinë.

70 punëtorë prodhojnë profile të shumta metalike e së fundi kanë nisur edhe me prodhimin e pompave termike të cilat bëjnë kursim të madh të energjisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat