Ferizaj me një tjetër projekt infrastrukturor, investohen 11 milionë euro

Ferizaj

Ferizaj me një tjetër projekt infrastrukturor, investohen 11 milionë euro

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 13:49
Pamje nga takimi

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, sot gjatë ditës bashkë me kryeministrin Avdullah Hoti dhe ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi, kanë njoftuar për një projekt të ri rrugor në Ferizaj, me vlerë prej 11 milionë euro.

Ky investim është financuar nga BERZH, dhe rruga Prelez i Jerlive- Fasht i Vjetër do të bëhet me 4 korsi dhe do të rikonstruktohet ura në fshatin Bibaj.

“Me këtë projekt, që integron edhe rikonstruktimin tërësor të urës ekzistuese në Bibaj, me buxhet mbi 11 milionë euro, rilind gjithë zona përskaj, duke e kthyer këtë trup rrugor në gjenerator të zhvillimit për bizneset e qindra familje që kanë qasjen direkte aty”, ka shkruar kryetari Aliu në Facebook.

Postimi i plotë:

Rruga Prelez i Jerlive- Fshat i Vjetër me 4 korsi dhe rikonstruktim tërësor i urës në Bibaj

I gëzuar që isha sot, bashkë me Kryeministrin Hoti, ministrin e Infrastrukturës, Abrashi, ambasadorin italian në Kosovë, përfaqësuesin e BERZH-it dhe zëvendësministrat nga Ferizaj, pjesë e ceremonisë së nënshkrimit të një prej projekteve më të mëdha zhvillimore në infrastrukturën rrugore, atë të ndërtimit të rrugës me katër korsi në segmentin rrugor Prelez i Jerlive- Fshat i Vjetër me financimin e BERZH-it.

Me këtë projekt, që integron edhe rikonstruktimin tërësor të urës ekzistuese në Bibaj, me buxhet mbi 11 milionë euro, rilind gjithë zona përskaj, duke e kthyer këtë trup rrugor në gjenerator të zhvillimit për bizneset e qindra familje që kanë qasjen direkte aty.

E gëzofshin, qytetarët e bizneset e kësaj zone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat