Humb betejën me koronavirusin anesteziologu i Spitalit të Ferizajt Dr. Afrim Tasholli

Ferizaj

Humb betejën me koronavirusin anesteziologu i Spitalit të Ferizajt Dr. Afrim Tasholli

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 16:12
Dr. Afrim Tasholli

Anesteziologu i Spitalit të Ferizajt Dr. Afrim Tasholli, ka humbur betejën me koronavirusin.

Tasholli ka qenë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv Qendror Covid në QKUK që disa ditë për shkak të gjendjes së rënduar.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar drejtori i Spitalit të Ferizajt Dr. Jeton Zeqiri. Ai e ka vlerësuar lart kontributin e Tashollit si specialist dhe profesionist.

Njoftimi i plotë nga Zeqiri:

E zorshme, e dhimbshme e trishtë  të flitet për ikjen e hershme të kolegut Afrim Tasholli një njeriu stoik e profesionist.

Stoicizmin e dëshmoi me përpjekjet prej sizifi për ta ngadhënjyer të keqen që e kaploi.

Ai tërë jetën iu përkushtua humanizmit. Një kohë me angazhimin në mjekësin primare të Ferizajt,specializimin në Prishtinë dhe si specialist i Anesteziologjis me Mjekim Intesiv në Spitalin e Përgjithshëm Ferizaj.

Dha kontribut edhe në edukimin e brezave të ri me angazhim në shkollën mesme të mjekësis  “Elena Gjika”.

Dr. Afrimi është vetëm njëri nga ne që nuk rreshti që me punën e tij ta lartësojë profesionin e mjekut.

Afrimi ishte njeri i mirë sikurse edhe profesionist i mirë.

Por, sot, Afrimi e humbi betejën nga ky virus nga kjo pandemi që e kaploi mbarë botën.

Afrimi do të kujtohet çdoherë si një nga emrat e mjekëve që kontribuoi në sferën e shëndetësisë dhe standardeve profesionale, të cilave u qëndroi konsistent deri në frymën e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat