Kryesuesja Kristina Gashi- Bytyçi gëzon fëmijët me nevoja të veçanta

Ferizaj

Kryesuesja Kristina Gashi- Bytyçi gëzon fëmijët me nevoja të veçanta

Nga: Faton Mehmeti Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 20:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në vazhdën e takimeve të fundvitit, Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi Bytyçi në prag të festave të fundvitit me shoqatën Handikos takuan fëmijët dhe familjet e fëmijëve me nevoja të veçanta për t'ju uruar një vit më të mirë e me më pak sfida.

Me këtë rast kryesuesja theksoi se, “Komuna e Ferizajt ka bërë hapa konkret në mbështetje të fëmijëve me nevoja të veçanta duke rritur numrin e asistentëve mbështetës në shkolla, nevojë kjo e kahmotëshme e prindërve. Faleminderit shoqatës Handikos dhe të gjithë qytetarëve të cilët angazhohen për ta”, theksoi kryesuesja Gashi Bytyçi.

Kujtojmë se kryesuesja ka takuar së fundi të gjitha shoqatat, gratë, të rinjtë dhe të gjitha shtresa të shoqërisë.

Fëmijët, sidomos ata me nevoja të veçanta, janë ata që gëzohen më shumë se të tjerët, andaj çdo mbështetja nga institucionet është për tu vlerësuar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat