Aliu ju uron shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve nga shpërthimi

Ferizaj

Aliu ju uron shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve nga shpërthimi

Më: 9 janar 2021 Në ora: 16:06
Agim Aliu

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ju ka uruar shërim të shpejt të lënduarve nga shpërthimi i bombolës të martën.

Dy nga 44 personat e lënduar sot janë dërguar për trajtim në Grac të Austrisë, si dhe katër të tjerë janë dërguar ditë më parë për trajtim të mëtutjeshëm në Turqi.

“Faleminderit Turqisë dhe Austrisë që morën përsipër në tërësi shpenzimet e trajtimit, Ministrisë së Shëndetësisë dhe gjithë akterëve të tjerë që në përgjigje të interesimit të vazhdueshëm të Komunës së Ferizajt, bënë të mundur kryerjen me sukses të këtij operacioni.”

“Shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve, Ferizaj po ju pret!”, ka shkruar Aliu në rrjetin social Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat