Ferizaj ka nevojë për një deputete si Kristina Gashi Bytyçi

Ferizaj

Ferizaj ka nevojë për një deputete si Kristina Gashi Bytyçi

Nga: F.M Më: 18 janar 2021 Në ora: 18:47
Kristina Gashi Bytyçi

Në mesin e shumë kandidatëve ferizajas që kandidojnë për postin e deputetit, është edhe kryesuesja e Kuvendi Komunal në Ferizaj, Kristina Gashi Bytyçi, e cila përmes rrjeteve sociale njoftoi vendimin e saj për kandidim.

Duhet theksuar se Kristina gëzon respekt përtej partisë që i takon, duket se kjo edhe e ka shtyer në një vendim të tillë.

Më poshtë mund të lexoni postimin e saj të plotë në facebook.

Të dashur qytetarë

Kam kënaqësinë t’iu njoftoj se do jem pjesë e listës zgjedhore, kandidate për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, për Parlamentin e Republikës së Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ndjehem jashtëzakonisht e nderuar të jem pjesë e kësaj liste, në kuadër të një formacioni politik, i cili shpërfaqë në mënyrën më të mirë vizionin e tij për ndërtimin dhe zhvillimin e vendit tonë, dhe njëkohësisht mbartë vlerat më të larta kombëtare nga e kaluara jonë e lavdishme.

Me këtë rast, dua të falenderoj Degën e PDK-së në Ferizaj dhe strukturat e saj për besimin e dhënë dhe iu ftoj të gjithëve për të përkrahur Partinë Demokratike të Kosovës, projektin e saj zgjedhor, si dhe kandidatin e saj për Kryeministër z.Enver Hoxhaj.

Përvojën time politike si anëtare dhe Kryesuese e Kuvendit të Komunës së Ferizajt në dy mandate, do të mundohem t'a bartë në nivelin më të lartë institucional Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Unë ju siguroj se do punoj për një përfaqësim dinjitoz dhe që do jem zëri juaj kudo qoftë!
Faleminderit dhe na priftë e mbara!

#HoxhajKryeministër
#Rimëkëmbja fillon me ju

✅ 30

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat