Edhe zyrtarisht ndahet LDK-ja në Ferizaj, pesë ish-anëtarë krijuan grupin Lista Vjosa, në Kuvendin Komunal

Ferizaj

Edhe zyrtarisht ndahet LDK-ja në Ferizaj, pesë ish-anëtarë krijuan grupin Lista Vjosa, në Kuvendin Komunal

Nga: Faton Mehmeti Më: 30 janar 2021 Në ora: 18:35
Foto nga takimi

Pas kalimit të një pjese të LDK-së nga Ferizaji në Listën e Vjosa Osmanit, sot grupi i përbërë nga 5 anëtarë të Kuvendit Komunal, edhe zyrtarisht janë larguar nga LDK-ja.

Kështu, sot ky grup nga pesë asambleistë krijuan Grupin Pralamentar të Listës Vjosa.

Shefe e këtij grupi ëshët emëruar Hysnije Mustafa Shamolli, e cila përmes rrjeteve sociale konfirmoi një gjë të tillë.

Postimi i plotë

"Nder dhe përgjegjësi të emërohem Shefe e Grupit Parlamentar të Listës Vjosa në Ferizaj.

Falemnderit pêr besimin, miq të mirë!

Na priftë e mbara "shkruan në profilin e saj Hysnije Mustafa Shamolli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat