Kryesuesja Kristina Gashi Bytyçi me rastin e 8 Marsit, priti në takim gratë e suksesshme nga komuna e Ferizajt

Ferizaj

Kryesuesja Kristina Gashi Bytyçi me rastin e 8 Marsit, priti në takim gratë e suksesshme nga komuna e Ferizajt

Nga: Faton Mehmeti Më: 8 mars 2021 Në ora: 15:29
Pamje nga takimi

Si edhe është bërë zakon, gjatë ditës së sotme në Ferizaj, nën kryesimin e kryesuses Kristina Gashi-Bytyçi, u shënua Dita e Gruas – 8 Marsi. Kjo Ditë e shënuar nisi në ambientet e Komunës së Ferizajt. Ishte Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyçi që kishte ftuar sot, si tashmë tradicionalisht, gra të suksesshme ferizajase, në shenjë respekti e urimi për Ditën e Gruas.

Biznesmene, punonjëse të arsimit, artiste, arkitekte, sportiste e të profesioneve të shumta ishin gratë që sot i priti në takim Kryesuesja e Kuvendit, Kristina Gashi Bytyçi. Kjo e fundit, duke vënë theksin në avancimin e gruas në vendimmarrje, tha se për këtë qeverisja lokale e udhëhequr nga Kryetari i Komunës, Agim Aliu ka dëshmuar përgjatë gjithë këtij mandati, se ka vizion e mision në dobi të fuqizimit të gruas në vendimmarrje, për këtë fakt administrata e Komunës së Ferizajt, aktualisht drejtohet nga 4 gra drejtore të drejtorive si dhe Kryesuesja e Kuvendit, pa përmendur faktin se janë afro 300 gra pjesë e nivelit udhëheqës në të gjitha institucionet në vartësi të Komunës.

Kryesuesja Gashi Bytyçi tha se edhe në planin ekonomik, qeverisja Aliu ka ndihmuar bizneset e udhëhequra nga gratë përmes granteve të shumëllojshme, të cilat kanë ndihmuar në fuqizimin ekonomik të tyre, mbështetje kjo që do të vijoj edhe në të ardhmen.

Tutje, gratë pjesëmarrëse në këtë aktivitet, falënderuan Kryesuesen e Kuvendit, Kristina Gashi Bytyçi për pritjen si dhe mbështetjen e vazhdueshme nga Komuna e Ferizajt.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat