​Policia njofton për devijim të komunikacionit në hyrje të Ferizajt

Ferizaj

​Policia njofton për devijim të komunikacionit në hyrje të Ferizajt

Më: 12 mars 2021 Në ora: 10:01
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot prej orës 08:00, kanë filluar punimet në projektin e zgjerimit të rrugës nacionale N2–segmenti, hyrja në qytetin e Ferizajt, në magjistralen Gërlicë –Ferizaj, konkretisht nga Fshati i Vjetër deri në fshatin Prelez.

Sipas Policisë, për shkak të këtyre punimeve, do të devijohet komunikacioni për qarkullim të automjeteve nga rruga ekzistuese në rrugë alternative, e cila do të monitorohet nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale –Ferizaj.

Njoftimi:

“Gjithashtu, devijimi dhe drejtimi i automjeteve do të shenjëzohet me të gjitha shenjat e komunikacionit dhe rregullat në fuqi”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat