AVONET organizon pritjen tradicionale për nder të 24 marsit “Kafja e Miqësisë dhe Falënderimit”

Ferizaj

AVONET organizon pritjen tradicionale për nder të 24 marsit “Kafja e Miqësisë dhe Falënderimit”

Më: 24 mars 2021 Në ora: 18:24
AVONET organizon pritjen tradicionale për nder të 24 marsit “Kafja e Miqësisë dhe Falënderimit”

22 vjet më parë, Aleanca Veri-Atlantike e NATO-s nisi sulmet ajrore ndaj forcave ushtarako-policore serbe.

Kjo datë e shënuar në historinë tonë, njihet edhe si “Dita e Shpresës”, prandaj në shenjë kujtimi, AVONET-i sot organizoi “Kafen e Miqësisë dhe Falënderimit”, ku prezentë ishin përfaqësues nga KFOR-i amerikan, kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, pjesëtarë të FSK-së, Policisë së Kosovës, krerë të instutucioneve lokale dhe shumë zyrtarë të tjerë.

Drejtori i AVONET-it, Kenan Gashi, i cili ndau mirënjohje për përfaqësuesin e KFOR-it amerikan, duke ju drejtuar të pranishmeve, tha se nuk është hera e parë që organizohet një festë e tillë, duke u shndërruar tani në traditë.

“Siç dihet në Ferizaj, që disa vite me radhë shënohet kjo ditë për shkak të bombardimeve që kanë qenë mbi caqet serbe, natyrisht se ne si organizatë kemi filluar vite më parë, duke vazhduar bashkëpunimin me udhëhqësit e institucioneve”, tha Kenan Gashi.

Gashi theksoi se kjo është një ndjenjë e mirë, duke e kujtuar 24 marsin si ditë të shenjtë e të rëndësishme për historinë e Kosovës. “Për fat të mirë sot shumica e institucioneve janë pjesë e kësaj kafeje të miqësisë dhe falënderimeve, duke mos përjashtuar edhe mediat”, shtoi Gashi.

Në këtë ceremoni i pranishëm ishte edhe i pari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i cili shfrytëzoi rastin për t’i falënderuar akterët që mundësuan lirinë të cilën ne e gëzojmë. “Kënqësia më e madhe është që këtu kemi ushtarët amerikanë, që është ditë e shënuar, ditë që na ka bashkuar, sigurisht kënaqësi është që kemi edhe qytetarë e veteranë të UÇK-së. Ai tutje tha se përpjekjet për liri nuk munguan asnjëherë, por duhej bashkim forcash, e që meritor janë ushtarët, veteranët e dëshmorët kombit.

Në anën tjetër, zëvendëskomandanti i LMT-së, amerikani Kesydy Howard, falëndëroi organizatorin e kësaj ngjarjeje, Kenan Gashin, duke thënë se ndjehet i mirëpritur në Ferizaj dhe se bashkëpunimi i mirë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ndërkohë, kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliut iu dorëzua kërkesë për ndërtimin e parkut dhe shtatores së presidentit amerikan, Joe Biden, kërkesë kjo e dorëzuar nga Faton Haxhisalihu, si kryesues i Këshillit Nismëtar.

Ky takim simbolik po organizohet çdo vit në qytetin e Ferizajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat