Në Ferizaj me marsh përkujtimor u kujtuan Demonstratat e 1981

Ferizaj

Në Ferizaj me marsh përkujtimor u kujtuan Demonstratat e 1981

Nga: Faton Mehmeti Më: 3 prill 2021 Në ora: 19:05
Ferizaj

Sot me marshin përkujtimor “Pranvera Shqiptare 1981-2021”, u përkujtuan Demonstratat e 3 Prillit të vitit 1981 në Ferizaj, demonstrata të cilat ishin vazhdimësi e lëvizjes çlirimtare të popullit shqiptarë që datojnë që nga Lidhja e Prizrenit.

Në këtë marsh morën pjeeë përfaqësues nga Kuvendi Komunal, të shoqatava të dala nga lufta etj.

Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Ferizajt Kristina Bytyqi-Gashi, shprehu vlerësimin se " Këto demonstrata kishin përfshirë tërë Kosovën, vazhdimësi e demonstratave studentore të 11 Marsit, e cila kulmoi me një organizim të një proteste me përmasa të mëdha, protestë e cila lëvizi themelet e Jugosllavisë së atëhershme, e që kjo ngjarje shënonte fillimin e fundit të okupimit të trojeve shqiptare ne ish-Jugosllavi, ngjarje që ka mbetur thellë në kujtesën historike të kombit shqiptar.".Duke u ndalur tek demostratat e 1981 kryesuesja Gashi-Bytyqi theksojë fuqinë e të rinjve si burim frymëzimi që" në këtë demonstratë të fuqishme krahas nxënësve, studentëve u bashkangjiten edhe punetorët, dhe në përleshje me forcat policore jugosllave ranë heroikisht dëshmorët, Rizah Matoshi dhe Sherif Frangu. Poashtu, pas një viti edhe dëshmori Afrim Abazi, nxënës i shkollës së mesme teknike u vra barbarisht, duke e hedhur nga kati i pestë i ndërtesës së shërbimit policor të atëhershëm jugosllav.

Image

Këto ngjarje ishin vazhdimësi e lëvizjeve për çlirim dhe vazhduan deri tek themelimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku u rreshtuan shumë të rinj e të reja, për t'i dhënë fund robërimit, deri në çlirimin e vendit tonë ku shumë prej tyre ranë dëshmorë për të mos vdekur kurrë".

Sot me marshin përkujtimor “Pranvera Shqiptare 1981-2021”, përkujtojmë Demonstratat e 3 Prillit të vitit 1981 në Ferizaj, demonstrata të cilat ishin vazhdimësi e lëvizjes çlirimtare të popullit shqiptarë që datojnë që nga Lidhja e Prizrenit.

Këto demonstrata kishin përfshirë tërë Kosovën, vazhdimësi e demonstratave studentore të 11 Marsit, e cila kulmoi me një organizim të një proteste me përmasa të mëdha, protestë e cila lëvizi themelet e Jugosllavisë së atëhershme, e që kjo ngjarje shënonte fillimin e fundit të okupimit të trojeve shqiptare ne ish-Jugosllavi, ngjarje që ka mbetur thellë në kujtesën historike të kombit shqiptar.

Në këtë demonstratë të fuqishme krahas nxënësve, studentëve u bashkangjiten edhe punetorët, dhe në përleshje me forcat policore jugosllave ranë heroikisht dëshmorët, Rizah Matoshi dhe Sherif Frangu. Poashtu, pas një viti edhe dëshmori Afrim Abazi, nxënës i shkollës së mesme teknike u vra barbarisht, duke e hedhur nga kati i pestë i ndërtesës së shërbimit policor të atëhershëm jugosllav.

Këto ngjarje ishin vazhdimësi e lëvizjeve për çlirim dhe vazhduan deri tek themelimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku u rreshtuan shumë të rinj e të reja, për t'i dhënë fund robërimit, deri në çlirimin e vendit tonë ku shumë prej tyre ranë dëshmorë për të mos vdekur kurrë.

Jeta dhe vepra e Rizah Matoshit, Afrim Abazit dhe Sherif Frangut dhe e gjithë dëshmorëve është heroike dhe meriton një nderim të përjetshëm sepse ata dhanë gjënë më të shtrenjtë e cila nuk matet me asgjë, dhanë jetën. Mungesa e tyre fizike krijon zbrazëtirë, mirëpo lavdi i madh i tyre është gjithmonë me ne" Në fund të fjalës së saj, Kristina Gashi Bytyçi  shprehu mirënjohjen deëshmorët të cilët " nuk i harrojmë Dëshmorët e Kombit dhe përkulemi para tyre!

Institucionet me punën e tyre të ndershme dhe arsimimi e edukimi i brezave të rinjë është një motiv më shumë që amaneti i tyre dalëngadalë të jetësohet.

Gjaku dhe vepra e tyre sublime u bë udhërrëfyes për gjeneratën e shtetndërtimit.

 Lavdi jetës dhe veprës së Dëshmorëve e Martirëve të të gjitha kohërave të kombit tonë".

Ky marsh përkujtimor thkesoi nevojën që ngjarjr të tilla mos të harrohen, meqense janë gurthemel i shtetit që sot e gëzojmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat