Kristina Gashi Bytyçi uron qytetarët për Muajin e Shenjtë të Ramazanit

Ferizaj

Kristina Gashi Bytyçi uron qytetarët për Muajin e Shenjtë të Ramazanit

Nga: F.M. Më: 12 prill 2021 Në ora: 22:31
Kristina Gashi Bytyqi

Me rastin e fillimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit shumë përsonalitet të ndryshme nga politika kanë uruar qytetarët, duke uruar mbizotërim të paqes, solidaritetit mes njerëzve.Në mesin e shumë politikanëve, qytetaret i ka uruar edhe kryesuesja e Kuvendit Komunal të Ferizajt Kristina Gashi Bytyqi.

Përmes një postimi në facebook "në këtë muaj të mbretëroj paqja, harmonia, mirëqenia, solidariteti në mes të njerëzve dhe përkushtimi ndaj Zotit." Ky është statusi i plotë në facebook i kryesuese " Të nderuar qytetarë të besimit Islam, urime Muaji i Shenjtë i Ramazanit, muaji i mëshirës, sakrificës dhe begatisë.

Uroj që në këtë muaj të mbretëroj paqja, harmonia, mirëqenia, solidariteti në mes të njerëzve dhe përkushtimi ndaj Zotit, shkruan më tej ajo.

Postimi i plotë

Të nderuar qytetarë të besimit Islam, urime Muaji i Shenjtë i Ramazanit, muaji i mëshirës, sakrificës dhe begatisë.

Uroj që në këtë muaj të mbretëroj paqja, harmonia, mirëqenia, solidariteti në mes të njerëzve dhe përkushtimi ndaj Zotit.

Urime dhe agjërim të lehtë!

Me respekt,

Kristina Gashi Bytyçi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat