Zyrtarët e Ferizajt dyshohet se morën ryshfet nga ata që prenë pyjet

Ferizaj

Zyrtarët e Ferizajt dyshohet se morën ryshfet nga ata që prenë pyjet

Më: 15 prill 2021 Në ora: 19:28
Burim Bajrami, Drejtor i Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari.

12 persona, tetë prej tyre zyrtarë të Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari në Komunën e Ferizajt janë arrestuar sot nën dyshimin për “keqpërdorim të detyrës zyrtarë” dhe “marrje të ryshfetit”.

Nga zyrtarët e arrestuar tre prej tyre janë teknikë të Zyrës së Pyjeve dhe pesë roje pylli.

Lidhur me aksionin ka folur Burim Bajrami, Drejtor i Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari.

Ai tha se ky aksion është rezultat i një bashkëpunimi të gjatë me Prokurorinë dhe Policinë.

“Është si rezultat i një bashkëpunimi të gjatë që kemi pasur me Prokurorinë dhe me Njësitin e Krimeve Ekonomike. Kemi më herët kemi zhvilluar aksione për ta parandaluar shkatërrimin e pyjeve dhe konfiskimin e drurëve të prera në mënyrë ilegale”.

Bajrami tha se masat paraprake të ndërmarra nga Komuna e Ferizajt nuk ishin dhe aq efikase.

Ai theksoi se zyrtarët e arrestuar dyshohen për “marrje ryshfeti” dhe bashkëpunim me dëmtuesit në prerjen e pyjeve në mënyrë ilegale.

“Unë shpresoj që do ta marrin dënimin e merituar, pa dashur që ta paragjykojë vendimin e gjykatës. Bazuar në provat gjyqtari po besoj se ka mjaftueshëm prova se këta zyrtarë kanë marrë ryshfet dhe kanë kanë bashkëpunuar me dëmtuesit e pyjeve, në dëm të pasurisë shtetërore të Komunës së Ferizajt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat