Nuk do ta besoni se si e mori emrin qyteti i Ferizajt

Ferizaj

Nuk do ta besoni se si e mori emrin qyteti i Ferizajt

Më: 23 prill 2021 Në ora: 15:59
Në foto shihen burra me plisa presin para stacionit të trenit rreth vitit 1900

Qyteti i Ferizajt është i njohur si qytet i krijuar vonë në Kosovë, që kur është ndërtuar stacioni hekurudhorë në vitin 1873. Ky qytet është i vendosur në pjesën jugore të Kosovës me një popullsi mbi 108,690 banorë.

Njihet edhe si “qyteti i trenit” meqë filloi të ndërtohej me hapjen e stacionit të trenit, në fund të shek XIX.

Po, a e dini se e mori emrin Ferizaj?

Emri Ferizaj, rrjedh nga pronari i një hoteli (hani) të njohur, që quhej Feriz Shasivari. Më herët ishte i njohur edhe me emrin Tasjan. Sot është një prej qyteteve më të mëdha në Kosovë. Në foto shihen burra me plisa presin para stacionit të trenit rreth vitit 1900. 

Ajo qka e veçon këtë qytet janë dy fenomene të jashtëzakonshme, të cilat janë të vetmet në Evropë, dhe si degë e Kosovës gjenden në Ferizaj. Bifurkacioni dhe toleranca fetare, e përshkruan më së mirë gjeorgrafinë dhe historinë e këtij vendi, të kërkuar nga shumë studiues e turistë.

Bifurkacioni në qytetin e Ferizajt, respektivisht Bifurkacioni i lumit Nerodime është një fenomen natyror i ndarjes së lumit në dy degë dhe derdhjes në dy dete. Ndërsa një tjetër fenomen shumë i rëndësishëm dhe i vetëm poashtu në Evropë, janë edhe objektet e dy besimeve fetare në një oborr, në qendër të qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat