Shqiptohen mbi 30 gjoba në lokalet në Ferizaj, një prej tyre mbyllet tërësisht

Ferizaj

Shqiptohen mbi 30 gjoba në lokalet në Ferizaj, një prej tyre mbyllet tërësisht

Më: 25 prill 2021 Në ora: 11:58
Foto ilustrim

Policia e Kosovës bashkë me inspektorët e AUV-it kanë vazhduar edhe mbrëmë aktivitete për të shikuar nga afër se sa po respektohen masat antiCOVID, të vendosura së fundi nga Qeveria e Kosovës.

Kësisoj gjatë mbrëmjes së kaluar policia dhe inspektorët kanë realizuar kontrolle në Komunën e Ferizajt dhe në Kaçanik.

Në kuadër të këtij aksioni, janë kontrolluar 70 lokale dhe ku janë shqiptuar 33 gjoba.

Përpos kësaj si pasojë e mos-respektimit të këtyre masave një lokal është mbyllur tërësisht.

“Ndërsa janë shqiptuar nga policia edhe 49 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk i kanë respektuar masat Covid-19, (mos-mbajtje të maskës, mos-mbajtje të distancës dhe mosrespektim të orarit të lëvizjes.). Aksioni i përbashkët i policisë dhe inspektorëve ka vazhduar deri në ora 01:30 të datës 25.04.2021”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu u theksua se  Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim dhe respektim të masave sipas vendimit të Qeverisës së Republikës së Kosovës dhe Ligjit 07/L-006 për Parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat