Kristina Gashi Bytyçi: Shtetit i duhen njerëz të përgatitur për fusha të ndryshme

Ferizaj

Kristina Gashi Bytyçi: Shtetit i duhen njerëz të përgatitur për fusha të ndryshme

Nga: Faton Mehmeti Më: 29 prill 2021 Në ora: 15:32
Kristina Gashi-Bytyçi

Duket se drejtimet profesionale të shkollave në nivel të vendit tonë po shënojnë mbështetje të vazhdueshme, rast i tillë është edhe komuna e Ferizajt.

Me këtë rast kryesuesja e kuvendit komunal Kristina Gashi-Bytyçi ka vizituar shkollat profesionale në Ferizaj, konkretisht " Zenel Hajdini" dhe "Pjetër Bogdani" me këtë rast kryesuesja ka theksuar se " komunat dhe në përgjithësi shteti duhet t’u ofrojnë drejtimeve profesionale, për të pasur njerëz të përgatitur për fusha të ndryshme, në harmonizim me nevojat e tregut të punës" .

Kryesuesja vuri theksin tek fakti se këto vizita ndikojnë që "nxënësit të njoftohen nga afër me drejtimet profesionale në këto shkolla të cilat i ofrojnë qasjen më të lehtë në tregun e punës".

Komuna e Ferizajt është duke u angazhuar vazhdimisht që ti mbështes shkollat profesionale me subvencione dhe projekte të ndryshme në mënyrë që të fuqizohen sepse Ferizaj është komunë e bizneseve dhe ka nevojë për profesionist në këto fusha.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat