I’a mori 9 mijë euro, si u mashtrua gruaja e sëmurë në Ferizaj?

Ferizaj

I’a mori 9 mijë euro, si u mashtrua gruaja e sëmurë në Ferizaj?

Më: 1 maj 2021 Në ora: 22:29
Ferizaj

Një personit me inicialet A.M. nga Ferizaj, i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji nga Gjykata Themelore.

40-vjeçari po dyshohet se në vazhdimësi në dy muajt e fundit ka mashtruar bashkëqytetaren Bukurije Sadiku duke i thënë se do ta dërgojë për operim në zemër.

Nga 42-vjeçarja, ferizajasi mori mbi nëntë mijë euro duke i prezantuar asaj fatura e dokumente false, por intervenimi kirurgjik nuk u realizua asnjëherë.

Viktima të hollat i kishte mbledhur nga njerëzit e vullnetit të mirë që i kishin dhënë për shërimin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat