E tmerrshme: Në Spitalin e Ferizajt kufoma lihet dy orë në korridor e mbuluar me çarçaf

Ferizaj

E tmerrshme: Në Spitalin e Ferizajt kufoma lihet dy orë në korridor e mbuluar me çarçaf

Më: 7 maj 2021 Në ora: 10:21
Spitali i Ferizajt

Një video e cila ka qarkulluar nëpër rrjetet sociale, shihet se në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt, kufoma e një personi është lënë për disa orë në korridor e mbuluar me çarçaf.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar Drejtori i Spitalit të Ferizajt, Jeton Zeqiri.

“Në objektin ku jemi duke operuar e kemi të huazuar nga QKMF për arsye se Emergjenca jonë është shënderruar në repart ku është duke u trajtuar Covid-19.

Andaj në këtë objekt jemi përkohësisht dhe rasti në fjalë është që pacienti ka ardhur pa shenja jete dhe përkunder reanimacionit nga ana e ekipës kujdestare nuk është kthyer në jetë.

Çdo vdekje është protokoll që ne i mbajmë dy orë dhe më pas ju dorëzohet familjarëve për procedurat e varrimit. Veni ku ju e shihni nuk është adekuat, mirëpo për momentin është e vetmja zgjidhje” i ka thënë Zeqiri për “Zyrës së Ankesave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat